Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit

Aktuale

Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 21:44
Foto arkiv

Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar historinë famëkeqe të fjalimit të Sllobodan Millosheviqit në Fushë Kosovë të mbajtur në vitin 1987. Bylykbashi tregon se pak apra se të mbahej mbledhja aty, ku serbët folën për kinse shkeljen e të drejtave të tyre dhe pastaj u rrahën me policët jashtë mbledhjes duke i gjuajtur me gurë. Bylykbashi tregon se si e gjitha ishte inskenuar disa ditë me herët, ndërsa përfaqësuesit shqiptar, Azem Vllasi, i ishte dërguar një letër ku thuhej se duhet lëshuar mbledhja.

Ai thotë se letra ishte e Rrahman Morinës, por ishte shkruar nga Ivan Stamboliqi.

“Ka qenë ngjarje në përcjellje të madhe nga gazetarët. U desht të përcillej në secilin vend se cfare po ndodh. Ka qenë një letër e Rrahman Morinës, që thuhet se e ka dërguar Stamboliqi së bashku me Pavloviqin, ia kanë dërguar letrën Azem Vllasit që ta lëshoj mbledhjen. Por nuk e ka bërë. Kolë Shiroka, si anëtar i komitet qendror, dhe Ragip Halili kryetar i komunitet komunal. Se Fushë Kosova ka qenë me Prishtinë. Vetëm këta tre kanë qenë. Tërë kohën, vetëm sa nuk iu futshin gishtat në sy por këta nuk reaguan. U qua Azem Vllasi, por nuk e lanë me folë”, thotë ai.

Tutje ai tregon se si ajo ngjarje e bëri të famshëm Sllobodan Millosheviqit.

“Fushë Kosova e ka bërë të njohur. U pa që ishte inskenim. Skenar i përgatitur. Ku do fliste, si do të ndodhte. Krejt e përgatitur. Thua se ishte skenar i filmit. Brenda kohës shumë të shkurtër mbajti flajim dhe mbledhje. Kinse nuk ka jetese këtu. Cka nuk ishte e vërtetë pasi kishin të drejta më shumë se ne. Por fitoi me atë dhe shkatërroi Jugosllavinë”, përfundoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat