Pasuria e dyshimtë e Ganimete Musliut, deklaron veturë dhe apartament – nuk tregon vlerën e tyre

Aktuale

Pasuria e dyshimtë e Ganimete Musliut, deklaron veturë dhe apartament – nuk tregon vlerën e tyre

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 21:47
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu është një nga kritikueset më të mëdha të qeverisë Kurti.

Përveç kësaj, ajo vazhdimisht ka bërë thirrje të përkrahet dhe votohet projektligji për tërheqjen e Trustit.

Së fundmi, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), zyrtarë shtetëror, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit kanë bërë deklarimin e pasurisë.

Gazeta “Bota sot” në kërkimin e saj në faqen e AKK-së nxori deklarimin e pasurisë së deputetës Musliu, e cila ishte mjaftë e mangët.

Deputetja e PDK-së, në deklarimin e saj ka përmendur një apartament 80 metra katror dhe një veturë të tipit “Seat Aroma”, ku çuditërisht nuk u kishte caktuar vlerat e tyre.

Gjithashtu, ajo kishte njoftuar vetëm për të hyrat vjetore ku kapin shifrat prej 23 mije eurove dhe para të gatshme ka deklaruar vetëm 934 euro.

Më poshtë ua përcjellim statistikat e pasurisë së Ganimete Musliut:

Image
Pasuria e Ganimete Musliut
Image
Pasuria e Ganimete Musliut
Image
Pasuria e Ganimete Musliut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat