​KPK i kërkon Avokatit të Popullit referimin e Ligjit për KPK-në në Kushtetuese

Aktuale

​KPK i kërkon Avokatit të Popullit referimin e Ligjit për KPK-në në Kushtetuese

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 10:21
​KPK

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka njoftuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial, njofton se komentet e tij ndërlidhen me evidentimet konkrete të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore që janë bërë me anë të këtij ligji, të miratuar më 23 qershor 2022, në Kuvendin e Kosovës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dëshmon se mbetet i përkushtuar që kontestimin e këtij ligji ta bëjë vetëm nëpërmjet rrugëve kushtetuese dhe ligjore dhe do të vazhdojë të angazhohet për një sistem prokurorial të pavarur, të paanshëm, transparent dhe çdo herë në zbatim të ligjit.

Në frymën e kësaj, Këshilli Prokurorial i Kosovës, thekson se çfarëdo keqinterpretimi i ngritur në opinionin publik lidhur me moszbatimin e akteve ligjore është i paqëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat