Dyshohet se një 25-vjeçare bëri vetëvrasje në Prishtinë

Aktuale

Dyshohet se një 25-vjeçare bëri vetëvrasje në Prishtinë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 16:00
Ilustrim

Një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë të mërkurën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai bëri të ditur se sipas informacioneve të para, dyshimet janë se viktima ka bërë vetëvrasje.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ndër tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat