Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Raporti i autopsisë i tmerrshëm

Aktuale

Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Raporti i autopsisë i tmerrshëm

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:34
Gazmend Rexhepi

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka thënë se raporti i autopsisë të së ndjerës ka qenë i tmerrshëm.

Rexhepi ka thënë se kjo ka qenë vrasja më e tmerrshme që ka ndodh në Kosovë, që nga periudha e pasluftës.

“Raporti i autopsisë është i tmerrshëm. Unë si përfaqësues i familjes konsideroj që vrasje më të rëndë në periudhën e pasluftës në Kosovë nuk ka pasur, është vrasja më e tmerrshme që ka mujt me ekzistu”, tha Rexhepi

Tutje ai tha se vrasja e të ndjerës ka qenë e ngadalshme, duke i bërë dhunë sistematike.

“Cdo vrasje është e keqe, mirëpo vrasjet zakonisht me plumb janë vrasje të shpejta,. Këtu kemi të bëjmë me një vrasje të ngadalshme e të dhunshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat