Hoxhaj i PDK-së: Jetike Kosova të futet në NATO, Qeveria nuk lexon as lajme

Aktuale

Hoxhaj i PDK-së: Jetike Kosova të futet në NATO, Qeveria nuk lexon as lajme

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 21:17
Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se për Kosovën është jetike që menjëherë të futet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Është NATO ajo që sot po mbron shtete dhe jo ndonjë organizatë tjetër! Në Samtin e sotëm nuk kishte një vendim të tillë, por është jetik për Samitin e radhës të NATO-s që kjo të ndodhë!”, ka thënë Hoxhaj.

“Fatkeqësisht, ne, nga ana tjetër kemi një qeveri e cila nuk lexon as lajme, e lëre më të përgatitet për vendime të tilla!

Agresioni rus mbi Ukrainën dhe rizgjimi gjepolitik i Perëndimit do të kishin kuptim vetëm duke u mbështetur anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO, duke i ofruar Ballkanit paqen e përhershme", ka shkruar Hoxhaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat