Kështu i reagon Naim Miftari deputetëve të ‘Pronto Mafias’

Aktuale

Kështu i reagon Naim Miftari deputetëve të ‘Pronto Mafias’

Nga: N. Sh. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 23:27
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj deputetëve të PDK-së, pas akuzave që këta të fundit po i bëjnë Qeverisë për marrëveshjen e arritur me Serbinë për energjinë.

Miftari i cili i quan deputetë të ‘Pronto Mafias’ thotë se, disa po theksojnë se marrëveshjen e kanë nënshkruar ata, kurse disa të tjerë po e akuzojnë Qeverinë për tradhti.

Ai i pyet se nëse kjo marrëveshje është tradhti pse atëherë e kanë nënshkruar dhe pse nuk janë përgjigjë para drejtësisë për tradhti ndaj Kosovës?

Reagimi i plotë:

Paramendo mendimin e Pronto Partisë për të njëjtën marrëveshje që e kanë nënshkrur vet e akuzojnë sot Kurtin se është tradhti kjo marrsveshje duke ju frikësu rezultatit pozitiv, por për të njëjten marrëveshje tjetri bos i Pronto Shik-ut Mafias thotë na e kemi meritën për këtë marrëveshje se ne e kemi nënshkruar!

Nëse është tradhti pse e keni nënshkrur atëherë këtë marrëveshje pse nuk jeni përgjigjë para drejtësisë për tradhti ndaj Kosovës?

Nëse është marrëveshje e mirë pse nuk e keni implementuar këtë marrëveshje deri sot, por keni lejuar që qytetarët tanë 96% shqiptarë të plaçkiten, të paguajnë disa qindra milonë euro rrymën e Serbëve në veriun e Kosovës apo ndoshta shefat e shefave keni patur përqindje % dhe përfitime nga kjo hajni klasike e shtetit të Kosovës!

Rrymë pa pare, ujë pa pare, banime kolektive falas, rroga nga Serbia, rroga nga Kosova, mallra pa doganë, pa taksa tani thonë pse Serbët ne veri sot po e kundërshtojnë zbatimin e ligjit të Kosovës, s’kanë faj Serbët se ju qeveritë e partitë e korrupsionit, e krimit të organizuar keni hedhë valle bashkë me listën Serbe e strukturat paralele dhe keni vjedh bashkë me krimin e organizuar serb në veriun e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat