Eliza Hoxha flet për vizitën në Hagë, ja kë nuk e takoi

Aktuale

Eliza Hoxha flet për vizitën në Hagë, ja kë nuk e takoi

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 06:47
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se Gjykata Speciale është e vetmja gjykatë që nuk jep llogari. 

Hoxha në emisionin ‘dPt e Fidani’ tha se i ka takuar të gjithë ish-komandantët e UÇK-së që gjenden në Hagë, përveç Sali Mustafës.

“Jemi taku me të gjithë, përvec me Calin sepse si duket ka një tjetër tretman. Kemi bo kërkesë kogja moti, për me shku edhe me I taku në mënyrë institucionale. Kosova nuk ka qasje në procesin që ndodh aty, përveç asaj se çka shohim në televizion”, tha Hoxha. 

“Ne jemi Kuvendi i Kosovës. ne jemi themeltarë jemi ligjvënës, meqenëse është themeluar aty, mendoj që kemi nevojë të kemi edhe llogaridhënie".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat