Xhevdet Pozhari: Kur UÇK-në e mbrojnë Baton Haxhiu dhe Adriatik Kelmendi, lukthi të bon fiskulturë!

Aktuale

Xhevdet Pozhari: Kur UÇK-në e mbrojnë Baton Haxhiu dhe Adriatik Kelmendi, lukthi të bon fiskulturë!

Nga: N. Sh. Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:20
Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka reaguar ndaj Baton Haxhiut dhe Adriatik Kelmendit.

Pozhari përmes një postimi në facebook, thotë se kur e mbrojnë UÇK-në, Haxhiu e Kelmendi, lukthi të bon fiskulturë.

“Kur UÇK-në e mbrojnë Baton Haxhiu dhe Adriatik Kelmendi, lukthi të bon fiskulturë!”, shkruan Pozhari.

Kjo deklaratë e tij vjeni pasi gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se ofendim më të madh për UÇK-në sesa deklaratat e bëra nga ministri Hekuran Murati më 2016 nuk ka.

“Prej se ekzistojnë shkronjat UÇK nuk ka ofendim më të madh se të thuhet më mirë të kishim paguar mercenarë për luftën. Çka t’iu thuhet fëmijëve jetimë të pjesëtarëve të UÇK-së që kanë rënë në luftë me forcat serbe, çka t’iu thuhet pjesëtarëve të UÇK-së që i kanë lënë në front gjymtyrët e trupit?! Çka t’iu thuhet fëmijëve të Jasharëve, fotografinë e të cilëve e shpërndajmë çdo fillimmars?! Çka të thuhet kur heshtim ndaj këtij ofendimi të padëgjuar as nga Daçiqi e Vuçiqi në Beograd?! Kur ne i përdhosim në këtë mënyrë ata që u flijuan për ne, atëherë as nuk meritojmë më mirë!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat