Vjen reagimi i parë i Kamberit pasi u bë deputet në Parlamentin e Serbisë

Aktuale

Vjen reagimi i parë i Kamberit pasi u bë deputet në Parlamentin e Serbisë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 23:39
Shaipi Kamberi

Pas sagës së gjatë të numërimit e ri-numërimit, Shaipi Kamberi ka arritur të rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka shpërndarë nje foto me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt.

“Me kta Marincat”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kamberi siguroi 698 vota nga 711 sosh, sa ishin gjithsej, në këto zgjedhje të mbajtur në Tërnoc të Bujanocit, për herë të pestë.

Image
Fotografia e publikuar nga Shaipi Kamberi

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat