A ka diçka konkrete nga vizita e Kurtit në SHBA, tregon ministrja Hajdari

Aktuale

A ka diçka konkrete nga vizita e Kurtit në SHBA, tregon ministrja Hajdari

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 01:00
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e komentoj edhe vizitën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës për të cilën tha se ka sjellë rezultate konkrete.

Hajdari tha se si rezultat i vizitës së Kurtit në SHBA është afruar bashkëpunimi me Amerikën ku pritet se do të ketë edhe inicim të marrëveshjes së tregtisë ë lirë me ketë shtet.

“Rezultat i vizitës së Kurtiti në Amerikë është që bashkëpunimi është afruar me Amerikën dhe ne do të kemi inicimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Amerikën pastaj do të kemi inicimin të forumit të përbashkët ekonomik. Kompanitë amerikane që i vizitoj Kurti do të vijnë në Kosovë në këtë forum të përbashkët ekonomik në të ardhmen”, tha Hajdari.

Ndërkohë për 18 ditë më radhë gjatë muajit maj të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka vizituar shumë biznese dhe kompani amerikane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat