“Politikisht je tu shku atje ku kam qejf me të pa”/ Kritikohet ashpër Abdixhiku për deklaratën drejtuar Kurtit

Aktuale

“Politikisht je tu shku atje ku kam qejf me të pa”/ Kritikohet ashpër Abdixhiku për deklaratën drejtuar Kurtit

Nga: M.L. Më: 1 korrik 2022 Në ora: 08:39
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës hodhi një varg kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur qeverisjen e tij.

Mes tjerash, Abdixhiku, i tha Kurtit se “politikisht është duke shkuar atje ku ai ka dëshirë ta shoh.

“Politikisht je tu shku atje ku kam qejf me të pa, veç vazhdo”, i tha kreu i LDK-së kryeministrit.

E lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Hafir Hoxha, ish Komandant i njësitit Policor-Ushtarak të UÇK-së.

Ai ka thënë se Abdixhiku është dashur ta ketë parasysh se atje ku “do të shkonte Kurti, do të shkonte edhe vendi e populli bashkë me të".

Zotëri Lumir, ke bërë gjest të nivelit të

Valon Syles! Kjo nuk do të duhej të ndodhte me ty!

Si është e mundur një lider, intelektual, politikan, kryetar partie me i shkua mendja me mendu , me pas këtë dëshirë, me energji kaq negative e jo humane për kolegun e vet, kryeministër të shtetit që i prin popullit !?

Nëse Kryeministri shkon aty ku “ ky paska qejf me pa” aty shkon edhe populli edhe vendi!

Fjalë e urtë popullore ; “vjehrra keqe thotë për inati të nuses me vdektë djali”

Shyqyr që po e zbulojnë herët karakterin e brendshëm disa “liderë” të rnji e populli le të mendon mirë kënd me zgjedh me u pri!”, shkroi Hoxha.

Më tej, ai theksoi se një karakter të njetë e ka ëdhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Një karakter të njëjt , egoist me inati ka edhe Vjosa Osmani e cila nuk mundet të komunikojë me strukturat politike në vend dhe ushtron detyrën si ministre e punëve te jashtme!

Më duken sikur të ishin ulur me një bankë të shkollës politike ! ( e që nuk është e ish LDK-së)!

Politikisht synimi i çdo qytetari, i çdo politikani pozitë e opozitë janë angazhimi, puna, aktiviteti i tyre duhet të jetë pikësynime për nivel, për vend më të lartë më të mirë më të sigurt më të bukur për vendin e jo me pas kësi dëshire negative!”, u shpreh ai,

Kështu sipas Hoxhës, krejtësisht mbrapsht, në binarë, rrugë e kahje të gabuar qenka lokomomotiva e LDK-së!

“Skandal i madh dhe shumë negativ është ky mendim i tij për LDK-në dhe për politikën e vendit!”,përfundoi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat