Kurti: E vlerësoj rikonfirmimin e KE-së se i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim

Aktuale

Kurti: E vlerësoj rikonfirmimin e KE-së se i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 08:54
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, Komisonare e BE- së për Çështje të Brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

E vlerësoj shumë rikonfirmimin e Komisonares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, shkroi kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri deklaroi se rikonfirmimi i konisionares është se Kosova ka përmbushur kriteret edhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

“Pres që të punoj me ju për ta bërë liberalizimin e vizave realitet për qyetarët e Kosovës”, shkroi kryeministri Kurti.

Deklarimi i Kurtit vjen pas takimit që komisonarja Johanssen pati me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili qëndroi në Bruksel, për të parë situatën sa i përket liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat