​Kurti takon bordin e ARKEP-it, flasin për krijimin e një tregu konkurrues

Aktuale

​Kurti takon bordin e ARKEP-it, flasin për krijimin e një tregu konkurrues

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:02
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP.

Duke theksuar rëndësinë që ka ARKEP-i si rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare, kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për këtë institucion drejt jetësimit të vizionit për zhvillim të këtij sektori.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në takim u bisedua për aktivitet në të cilat është duke u angazhuar ARKEP-i, drejt krijimit të një tregu konkurrues, i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë. 

“U bisedua për sfidat dhe mundësitë për zhvillim të sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë, si dhe shërbimeve telekomunikuese, që përmbushin kërkesat e konsumatorëve. Në takimin e përbashkët ishin kryetari i bordit, Nazim Rahimi dhe anëtarët Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 27 maj 2021”, thuhet në njoftim.

Pritja e ambasadorit Hovenier për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat