IKSHP del me një thirrje pas rritjes së rasteve me koronavirus

Aktuale

IKSHP del me një thirrje pas rritjes së rasteve me koronavirus

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:40
Ilustrim

Në Kosovë gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe 205 raste të reja me koronavirus.

Duke e parë situatën, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelojnë tek qytetarët që kenë kujdes, të vaksinohen e në ambiente të mbyllura t’i vendosin masakat.

“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat