Paralajmërohen rënie e temperaturave, IHMK ka një thirrje për bujqit

Aktuale

Paralajmërohen rënie e temperaturave, IHMK ka një thirrje për bujqit

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e para të javës që po hyjmë do të kemi mot me diell. Por sipas IHMK-së pjesa tjetër e javës do të karakterizohet edhe me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Një javë kryesisht jo stabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil”.Temperaturat maksimale do të arrijnë mes 33-35 gradë Celsius kurse minimalet do të lëvizin nga 16-19 gradë Celsius.

“Sa i përket temperaturave , ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave , sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit. Minimalet gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”.

Po ashtu meqë jemi në kohën e korrje shirjeve, IHMK ka edhe një thirrje për bujqit.

“Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve”, njofton IHMK.

Image
Foto ilustrim

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat