Çitaku reagon ashpër për plagosjen e policëve në Skënderaj: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Aktuale

Çitaku reagon ashpër për plagosjen e policëve në Skënderaj: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Nga: M.H. Më: 3 korrik 2022 Në ora: 16:34
Vlora Çitaku

Mbrëmë rreth mesnatës dy policë u plagosën në Skënderaj.

Në rast u raportua se ishte i përfshirë edhe ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, djemtë dhe vëllezërit e tij.

Në lidhje me këtë ka reaguar Vlora Çitaku, e cila e ka quajtur turp veprimet e Lushtakut, përcjell “Bot asot”.

Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë, shkroi Çitaku.

Postimi i plotë

Turp të qoftë Nuredin Lushtaku.

Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë.

Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat