​Osmani për dialogun në Bruksel: Mund të ketë takim në mes Kurtit dhe Vuçiqit

Aktuale

​Osmani për dialogun në Bruksel: Mund të ketë takim në mes Kurtit dhe Vuçiqit

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:14
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpreson se liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë nën presidencën çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në Slloveni, ku po qëndron për vizitë zyrtare, Osmani tha se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet dhe se nuk ka asnjë arsye për kritere të reja.

Në konferencën e përbashkët për medie, me presidentin slloven, Borut Pahor, Osmani, tha se Kosova është treguar konstruktive në dialog me Serbinë, derisa bëri të ditur se gjatë këtij muaji mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Nga ana tjetër, presidenti Pahor, inkurajoi që procesi i dialogut të vazhdojë dhe dy palët të angazhohen për arritjen e një zgjidhje.

Pahor po ashtu shprehu mbështetjen ndaj rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat