“Rasti është i montuar kundër meje”/ Dalin detaje nga deklarata e Nuredin Lushtakut para gjykatës

Aktuale

“Rasti është i montuar kundër meje”/ Dalin detaje nga deklarata e Nuredin Lushtakut para gjykatës

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:28
Nuredin Lushtaku

Në Gjykatë Themelore në Mitrovicë po mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-nënkryetarit të Skenderajt Nuredin Lushtaku dhe dy personave të tjerë të dyshuar se ishin përfshirë në rastin ku u plagosën dy policë në Skenderaj, të shtunën rreth mesnatës.

Lushtaku në fjalën e tij para trupit gjykues tha se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes së tij, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

“Rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë te montuara kundër meje dhe familjes time”, tha Lushtaku.

Ai tha se duke i dëgjuar fjalët e prokurorisë e çudit fakti se si polici po behet viktimë nga prokuroria.

“Me sa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera ose tri, nëse e sheh që po rrezikohet prej masës ose prej dikujt, e fundit është mundësia e përdorimit të armës, nga policet e tjerë e kam parë që kanë përdorë sprej, çka kish ndodhë nëse edhe ata të gjithë i kishin nxjerrë revolet dhe na kishin drejtu neve, kur është nxjerrë revolja ne jemi tut që po vrahemi, masi që ka gjujt polici me revole, secili veprim ka qenë i ndikuar nga frika e te shtënave, dhe për me ja hjeke revolen mos me vra dikon” – tha ai para trupit gjykues.

Ish-numri dy i Skenderajt shtoi se askush nuk ka nevojë ketë frikë prej tyre, as policia dhe as prokuroria.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat