A po frikësohen policët nga të “fortët”, përplasen Ylli Hoxha me ish-kryeshefin i IPK-së

Aktuale

A po frikësohen policët nga të “fortët”, përplasen Ylli Hoxha me ish-kryeshefin i IPK-së

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:25
Fitim Shishani, Ylli Hoxha

Sipas ish-kryeshefit të IPK-së Fitim Shishanit, policia ka respekt dhe jo frikë ndaj disa personave që kanë pasur të kaluar të lavdishme në luftë.

Por këtë e ka kundërshtuar, analisti Ylli Hoxha, i cili thotë se policia ndryshe i trajton komandantët ndërsa ndryshe politikanët pasi sipas tij ata kanë frikë më shumë se respekt.

Analisti për këtë ka marrë shembull rastin e Rexhep Selimit kur kishte pasur një incident në Kuvendin e Kosovës.

“Policia ndryshe do të ishin sjellë me Visar Ymerin apo Glauk Konjufcën”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.

“Rexhep Selimit 15 policë i kishin ardhur dhe vetëm e kishin vëzhguar dhe asnjë nga ta nuk e kishte kontrolluar deri sa ai i’u kishte dhënë leje vetë”, ka shtuar analisti i cili  thotë se po të kishte qenë Visar Ymeri “do ta kishin shtirë për tokë”.

Shishani ka thënë se “nëse policia ka frikë atëherë ai nuk e di si do ta bëjë gjumin pasi atë nuk ka kush e siguron”.

“Profesioni i policit nuk duhet të këtë frikë”, ka shtuar Shishani.

Ai thotë se policët “nuk kanë frikë por ndoshta vetëm respekt të tepruar për figurat e luftës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat