Osmani godet Serbinë nga Sllovenia - ja çka i kujton

Aktuale

Osmani godet Serbinë nga Sllovenia - ja çka i kujton

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:01 Përditësuar në ora: 11:23 më 05.07.2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Osmani në Slloveni tregon pse Kosova po e refuzon “Ballkanin e Hapur’

Kosova  nuk e pranon “Ballkanin e Hapur”, sepse nuk trajtohet si palë e barabartë, ka thënë të martën. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë një forumi të organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropiane”, Osmani ka thënë se Serbia e trajton Kosovën si ‘Kosova dhe Metohija”, dhe mbi bazën e kësaj refuzojnë.

“Kosova është shtet dhe nuk është ftuar si e tillë”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu e ka përmendur edhe mbështetjen që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror i ka dhënë “Ballkanit të Hapur”.

“Rusia i ka dhënë mbështetje Ballkanit të Hapur. Ne jemi për Procesin e Berlinit pasi na ofron më afër me Bashkimin Evropian”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se kanë shumë shqetësime në lidhje me Ballkanin e Hapur, pasi sipas saj “Serbia do ta dominonte atë”.

E rrezikun e ka parë te shpërndarja e hegjemonisë ruse në Ballkan.

Osmani në Slloveni flet për vizat: Disa zëra të vetmuar në BE po kërkojnë që procesi të kthehet në zero, nuk do të pranojmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ligjëratë të organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum në Slloveni, ka folur për liberalizimin e vizave, proces ky të cilit nuk po i dihet fundi.

Osmani ka thënë se Kosova po pret nga Bashkimi Evropian t’i japë fund këtij procesi, pasi “i kemi plotësuar të gjitha kushtet”.

Sipas saj, janë disa “zëra të vetmuar” në BE, të cilët po kërkojnë që procesi të kthehet në zero për rivlerësim. Por, ajo ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme për Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne presim që BE-ja të marrë masa sepse i kemi plotësuar kushtet. Janë disa zëra të vetmuar në BE që thonë ‘ta kthejmë procesin në zero dhe ta rivlerësojmë’. Kjo për ne është e papranueshme”, ka deklaruar presidentja Osmani.

“Imagjinoni sikur edhe vendet tjera të jenë të detyruara ta bëjnë këtë. Ne kemi qenë të detyruar që t’i përmbushim 94 kushte, pra më shumë se vendet e tjera. Ajo që kemi nevojë tani është që Komisioni Evropian të thotë ‘PO’. Ne duam të jemi optimistë dhe shpresojmë që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë”.

Ajo tutje ka folur edhe për agresionin rus në Ukrainë duke thënë se Rusia po tenton që përmes Serbisë ta shtrijë ndikimin e saj edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia në vend që të orientohet kah BE-ja, është kthyer nga Moska. Duket qartë së po tenton të ecë në dy rrugë në të njëjtën kohë, por këto rrugë janë në drejtime krejt të kundërta”.

Osmani godet Serbinë nga Sllovenia - ja çka i kujton

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë gjatë një diskutimi në Forumin e organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropiane”, në Slloveni se “Serbia ende flen në varrezat masive të shqiptarëve”.

Gjatë këtij forumi, të martën ajo ka thënë se “nuk e urren Serbinë e as serbët”.

“Por s’mund ta pranojë mocionin e barazisë mes agresionit dhe viktimës”.

Ajo e ka përshkruar historinë e saj, ku është dashur të largohet nga shtëpia për shkak të luftës si refugjate.

“Kështu si unë edhe shumë qytetarë tjerë të Kosovës janë larguar nga shtëpitë e tyre”.

Ajo ka folur për interesimin e Kosovës për marrëveshje me Serbinë.

“Por ata nuk duan përkundër se kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Osmani.

Ka shtuar se edhe tash Serbia është pozicionuar kah presidenti rus Vladimir Putin.

“Prej Serbisë mund të ketë destabilizim të Ballkantit”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat