Caktimi i terminit për viza pune, ambasada e Gjermanisë hap listën e regjistrimeve për muajin gusht

Aktuale

Caktimi i terminit për viza pune, ambasada e Gjermanisë hap listën e regjistrimeve për muajin gusht

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë vazhdon të jetë njëra prej ambasadave me fluksin më të madh të kërkesave për viza nga qytetarët e Kosovës.

Ambasada kishte njoftuar se në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë. Një praktikë e tillë është duke vazhduar tash e sa muaj.

Së fundmi është hapur lista e regjistrimeve për termine për muajin gusht.

“Aktualisht është e hapur lista e regjistrimeve për termine në gusht. Lista do të mbetet e hapur deri më 13.07.2022 në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Image

 

Ambasada njofton se pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm.

“Të gjitha regjistrimet e bëra në muajin përkatës marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Prandaj regjistrimet e bëra më herët, nuk kanë përparësi kundrejt regjistrimeve të bëra më vonë brenda kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Hyrja në zyrën e vizave, edhe në rast të konfirmimit në dispozicion të terminit, lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit/es përputhen plotësisht me të dhënat e shënuara gjatë regjistrimit.

Ambasada gjermane njofton se regjistrimet e shumëfishta përjashtohen, dhe se ndryshimet e mëvonshme të të dhënave gjatë regjistrimit nuk janë të mundura.

Ndryshe ditë më parë ambasada ka njoftuar se terminët për viza Schengen nga mesi i shtatorit do të mund të caktohen përmes ofruesit të jashtëm të shërbimit VisaMetric.

Sipas një njoftimi thuhej se kjo mundësi është ofruar që qytetarët të kursehen në kohë dhe të kenë mundësi aplikimi më të lehtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat