Rrëfimi i Jahja Kokajt për pjesëmarrjen në luftë dhe suksesin shkencor pas saj

Aktuale

Rrëfimi i Jahja Kokajt për pjesëmarrjen në luftë dhe suksesin shkencor pas saj

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 00:50
Jahja Kokaj

Fizikanti kosovar, njëherësh deputet i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka rrëfyer për kohën kur ka marrë pjesë në luftë dhe suksesin shkencor pas asaj kohe.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shpjeguar në mënyrë kronologjike përjetimet e tij të asaj kohe, që ai i quan, fat në fatkeqësi.

Kokaj tha se në vitin 1999 u largua përkohësisht nga hulumtimet shkencore për t’u bashkuar në luftën kundër armikut, por që kur u kthye nuk i gjeti gjërat siç i kishte lënë.

“Meqë në pranverën e vitit 1999, për disa muaj u largova nga hulumtimet për t’u kyçur në luftën tonë të lavdishme, braktisa laboratorin të cilin nuk e gjeta më kur u ktheva. Me të përfunduar lufta, u ktheva për të vazhduar hulumtimet dhe ligjërimet në universitet. Me t’u kthyer pashë që kishte ndodhë një fatkeqësi dhe ishin djegur e dëmtuar të gjithë laserët, pra të gjitha dhomat e kompleksit tim të laboratorit.  Këtë ma komunikuan kolegët që kishin ndërpre çdo hulumtim”, ka shkruar Kokaj.

Ai tha se blerja e laserëve të teknologjisë më të re dhe restaurimi i laboratorit, nuk ishte problem sa i përket mjeteve materiale shumëmilionëshe, por koordinimi i faktorëve amerikanë dhe kuvajtianë dhe proceduara logjistike që duhej të zgjaste rreth 8 muaj.

“I brengosur vijova ligjërimin atëbotë të tri kurseve të mekanikes kuantike, meqë kisha ligjëruar dy vitet e mëhershme, ndaj më duhej të vazhdoj edhe këtë vit. Por ardhja e një eksperti nga Instituti Max Planck, e më vonë edhe ardhja e shefit të tij Prof. Peter Ring, bëri që për këta muaj të kyçem në një projekt ekskluzivisht teorik. Në të vërtet teorinë dhe Algorithmin e kishte sajuar profesori në fjalë, i cili konsiderohet si njëri me kompetentet në botë për ketë lëmi”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se pas shumë përpjekjesh e sfidash, arriti të bënte zbulimin teorik që ka konotacione kozmologjike.

“Dy bashkëpunëtorët e mi, apo unë isha ai që isha kyçur në projektin e tyre, vazhduan këtë punë hulumtuese. Unë iu ktheva hulumtimeve laserike, meqë arritën laserët dhe teknologjia pas 8 muajve të përmendur”.

Kokaj tha se e tregoi këtë përjetim, pasi siç thotë ai, nga fatkeqësia mund të lind fati.

“Miq të nderuar, e tregova këtë përjetim, ngase nga fatkeqësia, mund të lind fati. Unë mund të vazhdoja punën teorike hulumtuese. Pas punimit të parë shkencore, me ndryshimin e parametrave, do të mund të fitoja shumë punime brenda një viti e jo të jetë mesatarja 2 apo 3 në vite, në mënyrë eksperimentale laserike. Por mua më ka udhëhequr kureshtja, etja e caktuar intelektuale, e jo ajo që është e konvenueshme në jetë”, ka përfunduar ai.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Kokajt:

FATI NE FATKEQSI

( RREFIM PER MIQET E MI )

Në këtë natë verore, shikoj qiellin përtej Majës së Qabratit, ku aktualisht gjendem. Shikoj perëndimin e diskut të Diellit dhe më shkon mendja kë përbërja kimike  e tij, përbërjes së trupit tim, elementeve kimike, në tokë.

Me emocione vërshojnë mendimet e një përjetimi që më kishte ndodhë në vitin 2000.

Po filloi nga fati që në këtë vit fitova rezultate teorike shkencore që shënojnë një zbulim të rëndësishëm shkencor. titullohet: “SHELL EFFECTS, DEFORMATIONS AND SHAPE-COEGXISTENCE IN RARE-ERATH NUCLEI ABOUT ~102 NEAR R-PROCESS PATH”

Këtë titull, të interesuarit mund të gjejnë në internet. Por t’i kthehem përjetimit të hidhur dhe fatlum të lidhur që dua t’i ndaj me juve miq të nderuar.

Meqë në pranverën e vitit 1999, për disa muaj u largova nga hulumtimet për t’u kyçur në luftën tonë të lavdishme, braktisa laboratorin të cilin nuk e gjeta më kur u ktheva. Me të përfunduar lufta, u ktheva për të vazhduar hulumtimet dhe ligjërimet në universitet. Me t’u kthyer pashë që kishte ndodhë një fatkeqësi dhe ishin djegur e damtuar të gjithë laserët, pra të gjitha dhomat e kompleksit tim të laboratorit.  Këtë ma komunikuan kolegët që kishin ndërpre çdo hulumtim.

Blerja e disa laserëve të teknologjisë më të re dhe restaurimi i laboratorit, nuk ishte problem sa i përket mjeteve materiale shumëmilionëshe. Por koordinimi i faktorëve amerikanë dhe kuvajtianë, proceduara logjistike duhej të zgjaste rreth 8 muaj.

I brengosur vijova ligjërimin atëbotë të tri kurseve të mekanikes kuantike, meqë kisha ligjëruar dy vitet e mëhershme, ndaj më duhej të vazhdoj edhe këtë vit.

Por ardhja e një eksperti nga Instituti Max Planck, e më vonë edhe ardhja e shefit të tij Prof. Peter Ring, bëri që për këta muaj të kyçem në një projekt ekskluzivisht teorik. Në të vërtet teorinë dhe Algorithmin e kishte sajuar profesori në fjalë, i cili konsiderohet si njëri me kompetentet në botë për ketë lëmi.  Në të vërtet ai Ekuacionin e Shrodingerit e kishte avancuar  në një formën të quajtur Hartri Bogoljubov,

Edhe pse isha hulumtues eksperimental deri në atë moment, por njohuritë e mija solide nga mekanika teorike, lëndë të cilat i ligjëroja vite me radhë, interesimi im për matematiken, ku isha i dalluar që në shkollën e mesme, bëri që për më pak se 8 muaj të arrij një zbulim teorik që ka konotacione kozmologjike.

Duke ndryshuar numrin e neutroneve, natyrisht në mënyre teorike apo saktësisht shprehur në mënyrë digjitale në softëerin në fjalë, studiuam format prolet dhe daylet të bërthamave të caktuara.

Duke mos hy në detaje teorike të rezultateve tona, të theksoj që R-proceset, të cilat i simuluam me deformimet e simuluara të bërthamave ( variacionet e ekscentricitetit të formave të tyre sferike. Vërtetuam që proceset rapide ( R-proceset) janë ato që krijojnë elemente të rënda. Ky është justifikimi se pse në sistemin tonë diellor, apo pse edhe në trupin tonë kemi elemente të rënda.

ELEMENTET E RËNDA, TË CILAT NË BAZË TË TRASMUSIONIT, FORMOHEN GRADUALISHT, KËRKOJNË NJË KOHËZGJATJE SHUMË MË TË MADHE SESA 13. 8 MILIARDË VJETE, AQ SA ËSHTË VJETEËRSIA E UNIVERSIT. PRA NGA MOMENTET E FORMIMIT TË ELEMNTIT MË PRIMITIV SIQ ËSHTË H, APO MË VONË HE, E TË TJERA ME RADHË.

PRA KY TRASMUSION I ARRITJES KE ELEMNTET E RËNDA, TË CILAT I KEMI EDHE NË TRUPIN E NJERIUT, PRA I KEMI NË TOKË DHE NË SITEMIN DIELLOR, U KRIJAUN PËRNJEHERË, NË MËNYRË RAPIDE. PRA NGA SUPER NOVAT, SI PROCESE RAPIDE TË VRULLESHME.

Ide të këtilla kanë ekzistuar edhe para zbulimit tonë, por një “ekseroment” apo simulim teorik me programin e Peter Ring dhe zbatimin e ekuacionit Hartri-Bogolubov, na çoi gjerë te këto rezultate.

Dy bashkëpunëtorët e mi, apo unë isha ai që isha kuq në projektin e tyre, vazhduan këtë punë hulumtuese. Unë iu ktheva hulumtimeve laserike, meqë arritën laserët dhe teknologjia pas 8 muajve të përmendur.

Miq të nderuar, e tregova këtë përjetim, ngase nga fatkeqësia, mund të lind fati. Unë mund të vazhdoja punën teorike hulumtuese. Pas punimit të parë shkencore, me ndryshimin e parametrave, do të mund të fitoja shumë punime brenda një viti e jo të jeteë mesatarja 2 apo 3 në vite, në mënyrë eksperimentale laserike. Por mua më ka udhëhequr kureshtja, etja e caktuar intelektuale, e jo ajo që është e konvenueshme në jetë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat