Shala i PDK-së ia numëron të gjitha Bordit të ZRrE-së, kërkon shkarkimin e menjëhershëm

Aktuale

Shala i PDK-së ia numëron të gjitha Bordit të ZRrE-së, kërkon shkarkimin e menjëhershëm

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:33
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bordit të ZRrE-së, teksa e ka akuzuar për implikim politik dhe lejim të importit e eksportit të energjisë në kohë krize të kompanive pa licencë.

Shala këto deklarime i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku po shqyrtohet rezoluta e LDK-së për shkarkimin e bordit të rregullatorit energjetik.

Kërkesa për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së është e ligjshme dhe e moralshme. Ka pasur një vonesë të tejdukshme të bordit të ZRRE-së në faza parandalimi. Veprimet politike janë të tejdukshme, që bijnë ndesh. Fushata e rrejshme për gjendjen e sektorit energjetik, shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, manipulimi me fakte, pasurimi i vetëm importeve dhe fshehja e sasisë së eksporteve, raporti politik pa u konsultuar me instancat parlamentare, ndarja dhe segregacioni ekstrem mes qytetarësh, ndarja dhe pabarazia veri-jug, marrja e vendimit final për ngritje të tarifave në dëm të qytetarëve, lirimi i pa asnjë arsye i një kategorie tjetër për pagesën e tarifave, mos-zbatimi i asnjë rekomandimi nga Task Forca në krizën energjetike; pasoja e krejt këtyre vendimeve ka pasur një kosto të madhe”, ka deklaruar ai.

ZRRE ka vazhduar edhe më tutje. Bordi i ZRRE-së ka treguar dhe është tepër jo-funksional edhe për shkak që të gjithë fazës së krizës energjetike ka lejuar operimin, eksportin dhe importin të kompanive pa licensë. Kjo do të mjaftonte që ky bord të tërhiqej, e le më ne të jepnim arsye pse duhet shkarkuar”, ka thënë ndër të tjera ai.

Komisioni per Industri, Ndermarresi dhe Tregeti nuk ka mbështetur rekomandimin e LDK-së për shkarkim të këtij bordi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat