Albulena Haxhiu nënkupton se e ka qortuar Dimal Bashën për një deklaratë të tij

Aktuale

Albulena Haxhiu nënkupton se e ka qortuar Dimal Bashën për një deklaratë të tij

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:37
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth procesit të Vettingut dhe ndryshimeve që pritet të ndodhin në sistemin e drejtësisë pas rekomandimit nga Komisioni i Venecias.

Tutje, ajo komentoi edhe një deklaratë të kolegut të saj nga radhët e VV-së, Dimal Bashës, ku thoshte se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë drejtësi.

E parja e drejtësisë në vend tha se ka qenë reagim i momentit, teksa shtoi se nuk synon ta arsyetojë.

Tutje ajo iu lutë edhe deputetëve të tjerë që mos të japin deklarime të tilla.

"Po, pas kësaj deklarate i kam thënë qëndrimet e mia se pse ajo është e papranueshme. Unë mendoj se ka qenë reagim i momentit nga Basha, pa dashur ta arsyetojë. I kam dhënë qëndrimet e mia që reagimet e tilla nuk janë të duhura dhe natyrisht që i lus deputetët e Kuvendit mos t'i bëjnë të tilla", tha mes të tjerash Haxhiu .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat