Haxhiu me bindje se janë të pakorruptuar, Miftaraj: A je e sigurt, po Martin Berishaj?

Aktuale

Haxhiu me bindje se janë të pakorruptuar, Miftaraj: A je e sigurt, po Martin Berishaj?

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:35
Albulena Haxhiu

Ministrja Albulena Haxhiu me bindje ka thënë se Qeveria Kurti është e pakorruptuar.

Menjëherë ka reaguar njohësi i drejtësisë, Ehat Miftaraj, duke e pyetur se a është e sigurt, e duke ia përmendur rastin e Martin Berishajt e disa të tjerëve.

‘’A jeni e sigurt. Shumë e sigurt? Kemi Martin Berishajn psh. Kemi rastin e fundit që është arrestuar zyrtari i Vetëvendosjes, prandaj këtë s’duhet thënë me absolut’’, tha Miftaraj.

’Zyrtari që po e përmend është në qeveri a?’’, pyeti Haxhiu.

‘’Martin Berishaj a është në qeveri, a është ambasador. Mimoza Kusari a është me aktakuzë për korrupsion.’’, ia ktheu Miftaraj.

‘’E kemi Agjencionin Kundër Korrupsionit. S’jam unë agjencioni’’, tha Haxhiu duke mos dhënë përgjigje konkrete kur pyetet për këta emra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat