Deputeti i VV-së: Radojçiq të arrestohet sa më parë, pikë e madhe e shtypit

Aktuale

Deputeti i VV-së: Radojçiq të arrestohet sa më parë, pikë e madhe e shtypit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 00:08
Arbër Rexhaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka thënë me vendosmëri se Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq, duhet të arrestohet nga Policia e Kosovës.

Duke folur në “dPt te Fidani”, Rexhaj ka thënë se Radojçiq është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës.

“Ne nuk kemi raporte personale apo private qoftë me Radojçiqin, qoftë me politikën, Listën Serbe dhe Serbinë. Ne kemi raporte zyrtare. Ky person është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës. Dhe ky duhet të arrestohet në momentin e parë. Pikë e madhe e shtypit”, tha Rexhaj.

Rexhaj ka sugjeruar se Radojçiq po bënë thirrje për destabilizim të Kosovës, duke i thirrur serbët në një revoltë.

“Ai është vendosë aty ku e ka vendin dhe po bënë thirrje për destabilizim të vendit. Institucionet tona të drejtësisë nuk duhet ta tolerojnë qoftë Radojciqin apo dikë tjetër, i cili thërret serbët në një revoltë”, ka deklaruar Rexhaj. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat