Suspendohen dy zyrtarë policorë kufitar, ja për çka dyshohen

Aktuale

Suspendohen dy zyrtarë policorë kufitar, ja për çka dyshohen

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:34
Policia e Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje, respektivisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë  Morinë.

Siç njofton IPK, veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika”.

Kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

“Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat