E kishte ofenduar rëndë publikisht atë dhe familjen e tij, ky është reagimi i Pacollit për vdekjen e Myftarajt

Aktuale

E kishte ofenduar rëndë publikisht atë dhe familjen e tij, ky është reagimi i Pacollit për vdekjen e Myftarajt

Nga: A.ZH Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:48
Behgjet Pacolli

Ka vdekur sot analisti shqiptar Kastriot Myftaraj. Policia shqiptare ka njoftuar se 60-vjeçari është hedhur sot nga kati i katërt i banesës së tij.

Lidhur me lajmin ka reaguar kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, përcjell Bota sot.

Pacolli ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Myftarajt, edhe pse ka thënë se ky i fundit e kishte ofenduar rëndë publikisht atë dhe familjen e tij.

“Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe. Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte "analizuar" (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja"”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook./BS

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat