Naim Miftari i komenton Donika Gërvallës pas reagimit që bëri për vajzen e saj 16 vjeçare

Aktuale

Naim Miftari i komenton Donika Gërvallës pas reagimit që bëri për vajzen e saj 16 vjeçare

Nga: N. Sh. Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:53
Naim Miftari dhe Donika Gërvalla

Gjatë ditës së sotme, kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve në media se vajza e saj 16-vjeçare, ka marrë certifikatë për kryerje të praktikës në kabinetin e MPJD-së për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani, pa e kryer fare.

"Paska nisur sot edicioni i ri i serialit “Qepimi”. Filmi i njejtë, vetëm skena ndryshon. Ne vazhdojmë punën", ka shkruar ajo.

Në këtë postim të minsitres Gërvalla, ka komentuar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari ka kërkuar nga Gërvalla që mos të humbas kohë me mercenarët mediatik.

“Ministre e nderuar, mos humbisni kohë me mercenarët mediatik dhe orkestrat e opozitës e cila etiketimin, gënjeshtrën dhe hajnin e ka virtyt, e kanë ideal të trashëguar...!”, ka shkruar Miftari.

Ndryshe, media ka raportuar sot se Nora Schwarz, vajza 16-vjeçare e ministres Gërvalla-Schwarz, ka marrë certifikatë për kryerje të praktikës në kabinetin e MPJD-së për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani, pa e kryer fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat