Konjufca: Kurban Bajrami reflekton mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë e bamirësisë

Aktuale

Konjufca: Kurban Bajrami reflekton mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë e bamirësisë

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2022 Në ora: 07:12
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka thënë se kjo është një traditë shpirtërore islame e cila shënon kulmin e pelegrinazhit dhe sakrificën e besimtarit.

Postimi në Facebook:

Bajrami i Kurbanit është një traditë shpirtërore islame e cila shënon kulmin e pelegrinazhit dhe sakrificën e besimtarit.

Kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak.

Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve.

Atmosfera që krijon Bajrami në këtë kohë të flladit veror le të jetë një motivim i ndarjes së dashurisë.

Urime për Bajramin e Kurbanit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat