A po bie qeveria e Abazoviqit? Flet ish-ambasadori

Aktuale

A po bie qeveria e Abazoviqit? Flet ish-ambasadori

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 00:57
Dritan Abazoviq

Ish-ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Ylber Hysa, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Mali e Zi.

“Gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve, nuk e kryen ushtritë por politikat djallëzore, politikat e vdekjes, politikat e mashtrimit”, deklaroi Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi .

Në lidhje me këtë deklarim, Hysa theksoi se Abazoviq ndoshta ka bërë një gafë, sipas tij, njofton Klankosova.tv.

“Është shumë e vështirë për ta thënë dhe për ta besuar, ta mohosh një krim kaq gjenocidal që ka ndodhur në Srebrenicë. Abazoviq ndoshta ka bërë gafë, ndoshta ka dëshirë të bëjë një politikë të re”, është shprehur Hysa.

“Çka do që ka bërë zotëri Abazoviq dhe ka kërkuar falje,tashmë është një gabim i tij i pafshirë, nuk është me rëndësi se çfarë ka menduar ai, por kjo do të mbahet në mend si një njollë dhe lloj vijë e kuqe, që assesi nuk guxon të kalohet, qoftë edhe si gabim retorik”, shtoi ai.

Ish-ambasadori tha se në momentin kur është zgjedhur si kryeministër Abazoviq, ka pasur fat.

“Politika është edhe moment, dhe Abazoviqit i është hapur qielli, e ka pasë një fat, një konstelacion yjesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat