Peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për tërheqjen e Trustit do t’i dorëzohet nesër Kuvendit

Aktuale

Peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për tërheqjen e Trustit do t’i dorëzohet nesër Kuvendit

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 11:22
Pamje nga protesta

Peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për tërheqjen e Trustit zyrtarisht nesër do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online iniciuesi i këtij peticoni, Adnan Jashari.

“Po nesër do t’i dorëzojmë nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative për riprocedimin e projektligjit për Trustin”, ka thënë ai.

I pyetur se a pret që ky projektligj të riprocedohet para se Kuvendi të shkojë në pushime, Jashari ka deklaruar se shpreson që Kuvendi dhe Qeveria mos të vonohen në procedura.

“Ne shpresojmë që Kuvendi dhe Qeveria mos të vonohen me procedurat e tyre dhe sa më shpejtë të riprocedohet në Kuvend kërkesa urgjente e qytetarëve për tërheqjen e Trustit”, është shprehur ai.

Projektligji për Trustin ka dështuar të votohet më 23 qershor të këtij viti.

44 vota të partive opozitare kanë votuar pro këtij Projektligji derisa 57 deputetë të pozitës kanë votuar kundër.

Kurse, vetëm një ka abstenuar.

Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional të Kosovës ishte iniciuar nga PDK-ja derisa ishte përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK. Ndërkaq, Vetëvendosje ka dalë kundër kësaj ideje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat