U ankua se s’po e lënë të shprehet në Kuvend, ja çka i thotë Behgjet Pacolli deputetit të VV-së

Aktuale

U ankua se s’po e lënë të shprehet në Kuvend, ja çka i thotë Behgjet Pacolli deputetit të VV-së

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:42
Jahja Kokaj dhe Behgjet Pacolli

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, sot ka bërë me dije dhe është ankuar se s’po i japin hapësirë të mjaftueshme për t’i shprehur mendimet e tij shkencore në Kuvend. Ai ka thënë se kryetarja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari ndonjëherë i kërkon që të mos flasë.

Ndaj këtij rasti, ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili e shfrytëzoi hapësirën e komenteve në një postim të deputetit Kokaj, për t’i shprehur keqardhje për atë që po ndodh ndaj tij.

“O prof, e lexova qe ka tendenca me ta ndaluar fjalen ne Kuvend! Nuk eshte mire kjo.., ashtu si te njoh nuk eshte logjike te te ndalohet fjala ty. Une e di sa shume ti ke me thene nga ajo qe ende nuk e ke thene. Une per shembull te kam degjuar gjithemone me shume pasion se ndeja me ty eshte nje mesim me teper. Rrofsh sa malet prof”, i shkroi Pacolli-Kokajt.

Image

Kujtojmë se, Jahja Kokaj, para se të aderonte në Vetëvendosje, ishte në partinë e Behgjet Pacollit [AKR].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat