Shkullaku: Opozita e Abdixhikut është jo spektakolare, por pa gabime

Aktuale

Shkullaku: Opozita e Abdixhikut është jo spektakolare, por pa gabime

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 22:51
Armand Shkullaku

Analisti Armand Shkullaku, ka thënë se LDK-ja e Lumir Abdixhikut si opozitë është jo spektakolare, por pa gabime deri më tani.

“Nuk mund të ishte spektakolare, për faktin se LDK ka vetëm 12 për qind të votave, pra në parlament ka një grup deputetësh. LDK kishe dy rrugë, që të bëhej më agresive menjëherë me pushtetin e ri, gjë që nuk do të shkonte, dhe e dyta ishte që të shikonte nga vetja. Kjo nganjëherë është rruga më e vështirë, për të parë gabimet që i ka bërë, ku ka gabuar dhe çfarë duhet të ndryshojë. Zgjodhi të dytën dhe për mendimin tim është në rrugë të mirë”, tha Shkullaku.

Tutje Shkullaku tha se njëra nga arsyet pse LDK është në rrugë të mirë, është se Abdixhiku nuk mori pjesë në qeverisje, në kohën kur Avdullah Hoti ishte kryeministër.

“Është në rrugë të mirë, sepse në radhë të parë, vetë Lumiri erdhi me një kartë morale superiore, duke mos marrë pjesë në Qeverinë Hoti, dhe nuk bëri gabimin që bëri pjesa tjetër e LDK-së, që me ‘votat e trafikuara’, me votat e Vjosës, bën Avdullah Hotin kryeministër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat