Deputeti i VV tregon se kush duhet të ketë frikë nga Byroja Shtetërore

Aktuale

Deputeti i VV tregon se kush duhet të ketë frikë nga Byroja Shtetërore

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 20:20
Ilustrim

Duke diskutuar miratimin për lexim të parë të Projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj  tregoi e kush duhet të ketë frikë prej këtij mekanizmi.

Sipas Rexhaj çdo person i cili e ka një pasuri të cilën e ka marrë në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund ta justifikojë duhet të ketë frikë nga Byroja Shtetërore.

“Kush duhet ta ketë frikën prej Byrosë e cila e ka një funksion për ta hetuar një zyrtar publik, politikan, ministër, kryeministër, zëvendësministër, zëvendëskryeministër i cili e ka një pasuri të cilën nuk mund ta justifikojë të cilën e ka marrë paligjshëm. Unë mendoj që është frika sepse në këtë vend janë 20 vite të cilat kanë kaluar në keqpërdorime të mëdha”, tha ai.

Deputeti i VV-së në Tëvë1 tha se ka ardhur koha që të kemi njëherë e përgjithmonë një byro.

“Ka ardhur koha njëherë e përgjithmonë që ta kemi këtë Byro. Vettingu është procesi më i rëndësishëm në aspektin e drejtësisë qysh nga koha e pasluftës”, tha Rexhaj.

Ai ndër të tjera tutje theksoi, se sot  në seancën e Kuvendit nga opozita është parë vetëm frikë, piskamë e kundërshtime për krijimin e kësaj Byroje.

“Ajo çka kemi parë sot nga opozita ka qenë një frikë, piskamë në kundërshtim të kësaj Byroje dhe  Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet në asnjë moment përveç se kur ishte Qeveria Kurti 1 brenda disa muajsh deri në momentin kur na rrëzuan. Mendoj që partitë tjera politike kanë pasur kohën e duhur në dispozicion për ta bërë qoftë edhe një Byro e cila është për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme”, theksoi Rexhaj në emisionin “Ditari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat