Ministrja Hajdari: Kemi studiuar bashkë me Abdixhikun, irritohem shpesh me debatet në Kuvend

Aktuale

Ministrja Hajdari: Kemi studiuar bashkë me Abdixhikun, irritohem shpesh me debatet në Kuvend

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 21:38
Rozeta Hajdari

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se kanë qenë së bashku në një fakultet ekonomik bashkë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ajo tha se bashkë me ligjvënësin opozitar e njohin ekonominë dhe biznesin.

Mes tjerash, Hajdari deklaroi se befasohet nga debatet pa asnjë argument në Parlamentin e Kosovës.

“Unë befasohem në Parlament se si ndodhin këto debate pa asnjë argument profesional. Të them të drejtën irritohem shumë shpesh. Të gjithë të jemi të fushës, të gjithë jemi ekonomistë. Jemi të njëjtës shkollë, të njëjtin fakultet ekonomik, kemi studiuar jashtë edhe un edhe Abdixhiku, e njohim ekonominë dhe biznesin. Me gjithë respektin ndaj të gjithë deputetëve, kam dëshirë të sfidohem për alternativat e të mirën publike”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat