Eliza Hoxha: Pacolli nuk thotë asgjë që nuk e mendon Kurti

Aktuale

Eliza Hoxha: Pacolli nuk thotë asgjë që nuk e mendon Kurti

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 00:28
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka komentuar deklaratën e koleges së saj nga radhët e LVV-së, për fjalimin e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës e nga ku kërkonte rregullim qeveritar të mediave, sidomos atyre online.

Hoxha e ngriti hipotezën duke thënë se ligjvënësja Pacolli nuk thotë asgjë që nuk e mendon edhe kryeministri Albin Kurti.

Rrjedhimisht, sipas saj, për sulmin që ua bëri mediave sot Pacolli, mendon edhe shefi i qeverisë.

Kështu u shpreh ajo në një status në Facebook-un e saj.

“Fitore Pacolli nuk thotë asgjë që nuk e mendon Kryeministri Kurti”, shkroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat