Grupi me studentë serbë anulon vizitën në Prekaz “për mos ta provokuar situatën”

Aktuale

Grupi me studentë serbë anulon vizitën në Prekaz “për mos ta provokuar situatën”

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 15:30
Kompleksi Memorial

Mbrëmë e sot u raportua se disa studentë serbë do ta vizitojnë Prekazin, gjë që shkaktoi shumë trazira.

Pas këtyre raportimeve, organizata joqeveritare “Qendra kosovare për diplomaci”, e ka anuluar këtë vizitë “për të mos e provokuar situatën”.

“Rrugës për në Prekaz, me 60 studentët ndërkombëtar, asnjë nga rajoni, fatkeqësisht hyrja na u pamundësua nga protestuesit që kishin dalë për të parandalu hyrjen e një grupi tjetër që ishte e paraparë të ndodhte sot”, ka shkruar Labinot Hajdari.

“Duke qenë vet nga Drenica, i di mirë plagët dhe shqetësimin e secilit protestues, prandaj edhe pse ne nuk ishim grupi që pretendohej, meqë ne jemi organizim tjetër, për të mos provokuar situaten, vendosëm ta anulojme vizitën në Prekazin heroik”, ka shkruar Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat