Kurti: Serbia shtyu takimin mes meje dhe Vuçiqit

Aktuale

Kurti: Serbia shtyu takimin mes meje dhe Vuçiqit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 12:06
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia shtyu takimin që ishte planifikuar për këtë jave mes tij dhe presidentit serb, Alaksander Vuçiq.

“Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë që ishte planifikuar për këtë javë, janë ata që kanë kërkuar të shtyhet këtë takim.

Ata po e shtyejnë takimin e radhës në Bruksel. Janë ata që po u përgjigjen negativisht kërkesave për takime.

Çfardo pretekse që përdorin nuk janë të vërteta”, tha Kurti para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat