Sejdiu: PDK-ja e menaxhoi mirë traumën e arrestimit të themeluesve të saj nga Gjykata Speciale

Aktuale

Sejdiu: PDK-ja e menaxhoi mirë traumën e arrestimit të themeluesve të saj nga Gjykata Speciale

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 21:17
Dardan Sejdiu

Analisti politik Dardan Sejdiu tha se arrestimet e Gjykatës Speciale kanë bërë që Partia Demokratike e Kosovës ta kalojë një traumë që pak parti në Kosovë e kanë kaluar pas lufte.

“Njerëzit kryesorë, njerëzit themelues, njerëzit që e kanë ndërtuar strukturën, njerëz që kanë fituar zgjedhje, njerëz që kanë qeverisur me Kosovën dhe njerëzit që e bartin një histori të madhe të kësaj republike janë marrë dhe janë dërguar në Hagë padrejtësisht, pra PDK-ja është gjetur me një situatë të cilën rrallëkund mund ta shohim si të tillë”, është shprehur Sejdiu.

Por këtë situatë, Sejdiu tha se PDK-ja e ka trajtuar dhe menaxhuar mjaft mirë.

“E para, periudha transitore deri te zotëri Krasniqi ka qenë mirë e menaxhuar, e dyta rezultati zgjedhor nuk ka qenë aq traumatik në zgjedhjet nacionale, siç ishte për LDK-në, dhe e treta, rezultati zgjedhor në zgjedhje lokale, pra ishte edhe tranzicion, edhe reformim edhe mirëmbajtje aq sa mund të mirëmbahet pjesëmarrja në tregun politik, të shprehem kështu”, u shpreh Sejdiu.

Tutje Sejdiu tha se nëse analizohet se ku është PDK-ja sot dhe ku ishte para dy vjetësh, vërehet një angazhim serioz.

“E kemi një reformë të kryesisë, asnjë deputet nuk është anëtar i kryesisë, në kryesi e kemi një lloj tjetër të politikanit, pra kemi dalë nga ideja se PDK-ja gjithsesi duhet të përfaqësohet nga një figurë e madhe e UÇK-së, pra kemi dalë në një situatë ku kryetar partie, ndonëse në kohë të gjatë në PDK dhe ka kaluar në të gjitha strukturat e PDK-së, është Memli Krasniqi, i cili njihet si gjeneratë e re në PDK dhe përreth Memlit kemi ekip, kemi njerëz tjerë, besoj që ky është hap i mirë përpara që e ka bërë PDK-ja”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat