Krasniqi: Kurti ka qenë në “No-Fly List” të ShBA-së, le të tregon nëse s’është

Aktuale

Krasniqi: Kurti ka qenë në “No-Fly List” të ShBA-së, le të tregon nëse s’është

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 22:34
Florin Krasniqi dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka thënë se kur kanë udhëtuar bashkë me Albin Kurtin gjatë viteve 2013-14, shefi i qeverisë ka qenë në listën e zezë të fluturimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se nëse nuk është më në këtë listë, atëherë Kurti le të del dhe të tregoj.

“Kur unë kam udhëtuar me Kurtin ka qenë në listën e zezë të fluturimeve në ShBA. Në vitin 2013-14 nuk e di saktësisht, dy herë kemi udhëtuar. Kur kemi udhëtuar ka qenë në “no-fly list”. Pra është një oficer, marshalli fluturues, që vjen ulet afër teje për siguri. Kjo është shumë keq për Kosovën. Albin Kurti është dashur ta zgjedh këtë problem me Amerikën me kohë. Le të tregon nëse e ka zgjedhur. Ka kallëzuar gjithçka. Tash s’kallëzon kurrgjë dhe s’fol kurrgjë”, u shpreh ai.

Ai tha se nëse nuk i rregullon kryeministri Kurti raportet në ShBA, atëherë le të jap dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat