Kryeziu: Keqpërdorimet me listat e veteranëve kanë dëmtuar imazhin dhe vlerën e luftës

Aktuale

Kryeziu: Keqpërdorimet me listat e veteranëve kanë dëmtuar imazhin dhe vlerën e luftës

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 21:37
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se keqpërdorimet me listat e veteranëve kanë dëmtuar imazhin dhe vlerën e luftës.

Kryeziu tha se është e pakuptimtë që 23 vite pas çlirimit të Kosovës po debatohet për veteranët, mirëpo sipas tij, përmes propozimit të Qeverisë po synojnë që të përmbyllin këtë debat.

“Unë e kuptoj që mund të duket pak e pakuptimtë që edhe në vitin 2022, 23 vite pas çlirimit ne e bëjmë këtë debat. Mirëpo nëpërmjet këtij propozimi po synojmë që ta përmbyllim këtë debat, sepse debati sot zhvillohet për shkak se ka një bindje të përgjithshme se ka pasur defekte dhe keqpërdorime dhe si rrjedhojë këto defekte në këto lista e kanë dëmtuar imazhin, vlerën dhe idealin e asaj lufte”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ekziston një bindje që ka pasur keqpërdorime me listat e veteranëve dhe kjo bindje nuk është e pabazuar.

“Mendoj që me çka ne pajtohemi pa një pa dy është së ekziston një bindje që ka pasur keqpërdorime dhe kjo bindje nuk është e pabazuar”, tha më tej Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat