Berisha: Akuzat e fabrikuara nga kundërshtarët politikë, krijuan momentum për raportin e Dick Martit

Aktuale

Berisha: Akuzat e fabrikuara nga kundërshtarët politikë, krijuan momentum për raportin e Dick Martit

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 21:51
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka reaguar pas deklaratës së Presidentes Vjosa Osmani për Gjykatën Speciale, e cila tha se “nuk harrojmë kush insistoi më së shumti që të themelohet Gjykata Speciale”.

Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Serbia e Rusia, akuzat e fabrikuara deri në kauza politike, nga kundërshtarët politikë, krijuan momentum për Raportin e Dick Martit.

Postimi i plotë i Berishës:

Madhështia e Heronjëve, tejkalon mendjengushtësinë e politikanëve!

Nese ka pasur moment tjetër madheshtie të Hashim Thaqit e Kadri Veselit pos drejtimit të luftēs, fitores bashkë me aleatët, Rambujesë, shpalljes së pavarësisë, procesit të demilitarizimit e ndertimit të Ushtrisë, momenti tjetër madhështor i tyre, ka qënë edhe sakrifica për themelimin e Gjykatës Speciale.

Mos të harrojmë, Serbia, Rusia- shërbimet e tyre sekrete dhe bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë, krijuan momentum imponues me shpifjet e tyre.

Akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Serbia e Rusia, akuzat e fabrikuara deri nê kauza politike, nga kundershtarët politik, krijuan momentum për Raportin e Dick Martit.

Në cilësinë e burrështetasve, duke e ditur se janë të pastër dhe si lider të devotshëm e patriot të ketij vendi, pranuan që të sakrifikojnë vetën dhe pushtetin për Kosovën.

Të gjitha ato akuza për “shtepinë e verdhë,” “transplantim organesh”, “vrasje politike”, nuk janë të përfshira as përbëjnë bazë për ngritje të aktakuzave.

Mos të harrojmë një gjë, se nga Shkurti, 2008 deri në vitin 2018, ka qënë EULEX në Kosovë dhe kanë ndjekur çdo rast krimi dhe korrupsioni.

Çdo hamendësim për krim a korrupsion e kanë hetuar e ndjekur dhe soji i prokurorit Salustro e tjerë, me padurim kanë pritur që komandantët e drejtuesit e luftës ti akuzojnë e ti fusin në burg.

Për këtë i kanë pasur të gjitha kompetencat, autorizimet dhe urdhrat politik!

Por, nuk kanë gjetut fakte, ndaj edhe nuk kanë mundur ta bëjnë.

Prandaj, perceptimi se Kosova ka krim e korrupsion, krim të organizuar dhe se janë 20 vite êshtë bërë shkatrrim në këtë vend, ka qenë fushatë e sinkronizuar nga Serbia, Rusia edhe bashkëpunëtorët e tyre, që ta dobësojnë mbështetjen për Kosovën, për ti mbështetur akuzat e tyre për perendimin, edhe ata liderë qe sollën lirinë në Kosovë.

Në rrethanat aktuale, është më korrekte dhe e ndershme institucionalisht që lidershipi kosovar t’i bashkërendoj qëndrimet me ato të ish Presidentit kroat Stjepan Mesiq dhe rekomandimet e Komitetit për politikë të jashtme të Kongresit amerikan për rishikim të sratusit dhe funksionimit të kësaj gjykate.

Po ashtu, Presitentja e vendit do të duhej të sqaronte për qytetarët se çfarë inauguruan sot dhe cili do të jetë epilogu i këtij akyiviteti tre mujor nëvendin tonë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat