Këshilltari i Kurtit deklaroi se UÇK-ja ka pasur arkiva, reagojnë ish-luftëtarët

Aktuale

Këshilltari i Kurtit deklaroi se UÇK-ja ka pasur arkiva, reagojnë ish-luftëtarët

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 22:29
UÇK

Deklarata e këshilltarit të kryeministrit së Kosovës, Aziz Bici që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka arkiva ka nxitur reagimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“E konfirmoj që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur arkivë ne i kemi pas librat gjatë luftës, këtë e konfirmoj”, kjo deklaratë e këshilltarit të kryeministrit së Kosovës, Aziz Bici, ka nxitur reagimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas tyre Ushtria nuk ka arkiva zyrtare vetëm dorëshkrime që kanë ruajtur ushtarët individualisht.

Ndërsa, Bici deklaratën e thotë me siguri të plotë.

Sipas këshilltarit të kryeministrit, Aziz Bici UÇK-ja ka arkivë dhe sipas tij është për tu habitur si mohohet kjo.

Por, janë ish-bashkëluftëtarët e tij të cilët po thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas Hisen Berishës, që është një nga komandantët që udhëhoqën Betejën e Koshares, arkiva e vetme e UÇK-së janë dorëshkrimet individuale të ushtarëve.

“Sa i përket strukturave drejtuese të luftës e shumta që mund të kenë mund të jetë ndonjë fletore personale ku kanë shënuar se çfarë detyra mund të kryejnë gjatë luftës e që munden të jenë kush çfarë detyre me dhanë, cili komandantë me dergu njësinë e ndonjë shënim lufte”, ka deklaruar Berisha.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe kryetrari i Organizatës së Veteranëve në Skenderaj, Emin Lati i cili edhe ka qenë udhëheqës toge në Prekaz.

“Unë vet kam qenë komandant toge në Prekaz dmth unë vet nuk kam arkivë, nuk kam shënime se kur na rroke ofenziva kah mos I gjujshum letrat dmth nuk e di, nuk e besoj që ka arkiva”, ka deklaruar Lati.

Kjo deklaratë nga Aziz Bici ka ardhur pasi që është riaktualizuar tema e veteranëve ku Kryeministri Kurti ka dhënë disa propozime për ta në mënyrë që të pastrohen listat e veteranëve të luftës së UCK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat