Time Kadrijaj e AAK-së: Koha për dialog për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Aktuale

Time Kadrijaj e AAK-së: Koha për dialog për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 10:47
Time Kadrijaj

Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë kryeministrin Albin Kurti se po vepron në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova në dialogun me Serbinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i bën thirrje Kurtit që të fokusohet tek arritja e marrëveshjes finale me Serbinë dhe të lë anash dialogun teknik.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se ka ardhur koha që dialogu të kalojë në nivel politik, drejt arritjes së marrëveshjes finale me njohje reciproke.

“Kemi kaluar në një dialog jo politik, në një dialog teknik. Qeveria jonë në këtë situatë po merret me çështjen e targave që shumë pak ka rëndësi dhe nuk po kalon në dialog politik. Ne si AAK kemi kërkuar që të shkohet në dialog për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obliguese ku respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, ku respektohet organizimi i brendshëm, kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, shton ajo.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë kësaj jave deklaroi se Serbia po saboton dialogun. Ai e konsideroi fajtore shtetin fqinj edhe për vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri.

Ndërkohë, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se takimi i nivelit të lartë, Kurti-Vuçiq mund të ndodh në fillim të muajit gusht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat