“Vajza e Prokurorit” – Prokuroria del me njoftim të ri

Aktuale

“Vajza e Prokurorit” – Prokuroria del me njoftim të ri

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:08
Valentina Aliu

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, ka konfirmuar se është zbuluar identiteti i vajzës që pretendon se është e bija e Prokurorit.

Ajo tha se babai i Valentina Aliut nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë, teksa shtoi se rasti po trajtohet nga organet kompetente.

“Ju njoftojme se pas veprimeve te ndermarra nga ana e Prokurorit te Shtetit dhe Policise se Kosoves, eshte verifikuar identiteti i vajzes ne video, V.A., ndersa, babai i saj L.A., i cili nuk ushtron detyren e Prokurorit te Shtetit ne asnjeren Prokurori ne nivel te Kosoves. Rasti do te vazhdoje te trajtohet tutje nga organet kompetente”, tha ajo.

Ndryshe, për këtë rast ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, i cili përmes një postimi në Facebook, sjelljet e vajzës janë të papranueshme.

Ai ka shtuar që edhe sjellja e gruas me fëmijë, nuk ka qenë e mirë.

“Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase. Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, shkruan ai.

Krahas Kocit, disa fjalë lidhur me këtë ngjarje i ka pasur edhe deputeti i VV-së, Dimal Basha.

“Vajza e prokurorit!!!.Kjo video flet për reputacionin e Prokurorisë, ku edhe fëmijët e tyre besojnë se janë të paprekshëm, se munden me shkel njerëz n’rrugë edhe mos me dhanë përgjegjësi. Ku e kanë mësu këtë kulturë? Një e di që nuk ia kanë mësu qytetarët, e kanë mësu diku tjetër. Edhe nëse del se nuk është vajza e prokurorit, veq fakti që e beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi”, thuhet në reagimin e Bashës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat