Këta janë 21 heronjtë e Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës

Aktuale

Këta janë 21 heronjtë e Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 19:14
Policia e Kosovës

Njëzetenjë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë humbur jetën në krye të detyrës zyrtare prej që është themeluar ky institucion, në shtator të vitit 1999.

Sot me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, Policia e Kosovës mbajti ceremoni përkujtimore në të cilën morën pjesë personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve, si dhe parakaluan njësitë e ndryshme policore në nderim të kolegëve të rënë në kryerje të detyrës.

Lazim Rexhepi, është pjesëtari i parë i policisë që ka humbur jetën në shtator të vitit 2001 ndërsa i fundit është Sami Thaçi i cili ra në detyrë më 21 janar të vitit 2020, gjatë intervenimit në një rast në Zhur të Prizrenit.

Disa prej tyre janë vrarë me armë zjarri e disa kanë vdekur në aksidente trafiku derisa ishin duke ofruar siguri për qytetarët e vendit.

Heronjtë e Policisë:
Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanovic, Misin Krasniqi, Enver Zymeri, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Jahi Maliqi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj dhe Sami Thaqi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat