Glauk Konjufca bën homazhe tek varri i Adem Demaçit

Aktuale

Glauk Konjufca bën homazhe tek varri i Adem Demaçit

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 19:20
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, sot, në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

“Adem Demaçi shquhet si njëri ndër luftëtarët e paepur të kauzës kombëtare dhe njëherësh frymëzues i shumë gjeneratave në përpjekjet për të drejta, liri dhe pavarësi” thuhet në njoftim.

Demaçi për veprimtarinë dhe qëndresën e tij, u nderua me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat