Ministrja Gërvalla: Takimi i Osmanit e Kurtit me Blinken “nuk është thyerje akulli”

Aktuale

Ministrja Gërvalla: Takimi i Osmanit e Kurtit me Blinken “nuk është thyerje akulli”

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 21:25
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se takimi i presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken është lajm i rëndësishëm për republikën.

“ Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garant i pavarësisë së Kosovës dhe ky takim nuk është “thyerje akulli”,tha Gërvalla-Schwarz, të martën.

Por Kosova s’ i ka punët mirë me sigurimin e njohjeve të reja të shtetësisë. E fundit njohje erdhi më 1 shkurt 2021, nga Izraeli.

Gërvalla-Schwarz, pranon mungesën e njohjeve dhe tregoi  se a janë ato më të rëndësishmet në politikën e jashtme.

Ajo shpreh bindjen se në vjeshtë konkretizohet edhe më shanset e Kosovës që të hyj në Këshillin e Evropës. Kurse, deri në fundvit sipas saj dorëzohet aplikimi për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat